Donatori anonim dhuroj 24 mijë kilogram patate për qytetarët në nevojë të komunës së Vitisë

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, ka pranuar një donacion prej 24 mijë kilogram patate . Në fakt kjo komunë ka pranuar 1600 thasë patate secila nga 15 kg nga një donator që ka dashur të mbetet anonim. Donacioni ju dedikohet qytetarëve në nevojë të komunës së Vitisë, në veçanti për ata me gjendje të rënduar financiare. Ky donacion është mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune, pasi që që komuna e Vitisë, është komuna e parë e prekur me virusin COVID-19 dhe ka një kohë të gjatë që ajo është vendosur në karantinë. Përndryshe gjatë kësaj kohe shumë donatorë ju kanë dalë në ndihmë kësaj komune për të cilat ndihma, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka shprehur falënderimet e veçanta. Ai ka theksuar se ato janë të mirëpritur pas situatës së krijuar në vend nga koronavirusi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …