Donika Gërvalla: BE-ja pa SHBA-të dhe NATO-n, është një “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë një deklaratë për BE-në, me ç’rast ka nxitur reagime të shumta si nga ndërkombëtarët ashtu edhe opozita në Kosovë. Ajo ka thënë se “BE-ja pa SHBA-të dhe NATO-n, është një “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë. Këtë deklaratë ministrja Gërvalla e bëri gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ku tha se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë, e që sipas saj arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë’.  “Ndryshe nga të tjerët, ne nuk po përpiqemi ta përdorim BE-në si arkë. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë evropiane”, tha Gërvalla.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …