Donika Gervalla

Donika Gërvalla: Isa Mustafa nuk ka marrë pjesë në ngushëllime për Jasharët, në Mynih, 18 vjet më parë

Donika Gërvalla, vija e atdhetarit dhe heroit, Jusuf Gërvalla deklaron se është shumë për t’u shqetësuar paaftësia e Isa Mustafës për ta përballuar të vërtetën dhe shkarja e tij në gënjeshtra krejtësisht të pakuptimta për çështje, të cilat shumë lehtë mund të vërtetohen. E pamja në Mynih në mars të vitit 1998 tek Rifat Jashari jo vetëm që është mbajtur, por ajo ka zgjatur me ditë të tëra. Sali Çekaj për shembull nuk ka munguar as një ditë të vetme në këtë t’pame, gjatë së cilës Baci Rifat priti e përcolli me mijëra shqiptarë nga e gjithë bota”, shkruan Gërvalla. Pse shpik Isa Mustafa gjëra të paqena në një ditë kaq të rëndë por edhe krenare në vetëdijen kolektive shqiptare në Kosovë? E din Isa Mustafa mirë, por e dimë edhe ne të gjithë që në atë kohë ishim në Gjermani, pse nuk troket në derë të Rifat Jasharit. Prandaj Isa Mustafa, thuaje të vërtetën ose hesht më mirë! Sa e neveritshme kjo mungesë totale e moralit dhe e përgjegjësisë”, ka shtuar ajo më tej.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …