Fitim Selimi

Dr. Fitim Selimi kritikon qeverisjen e Albin Kurtit: “Mungesa e dimensionit njerëzor brenda liderit”

 Doktor Fitim Selimi ka publikuar një analizë kritike mbi mënyrën e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke vënë në dukje mungesën e dimensionit njerëzor dhe qasjen autoritare brenda Vetëvendosjes. Sipas Selimit, Kurti shfaqet në publik si njeri modest dhe afër qytetarëve, por pas kësaj pamjeje fshihet një karakter i izoluar dhe përjashtues. Ai i afrohet njerëzve jo për t’i dëgjuar, por për t’u dukur se është “mes tyre”. “Kurti nuk njeh bashkëpunëtorë, njeh vetëm ndjekës. Në momentin që dikush mendon ndryshe, ai shndërrohet në ‘armik të brendshëm’”, ka shkruar Selimi. Analiza përqendrohet gjithashtu tek raporti i Kurtit me intelektualët dhe kritikët e jashtëm, ku sipas Selimit, kryeministri nuk duron këshillë ose kritikë që nuk vjen prej tij, duke krijuar një rreth që forcon vetëm bindjet e tij personale. “Vetëvendosja, nga një lëvizje e mendimit të lirë, është shndërruar në një strukturë dogmatike, ku dëgjohen vetëm duartrokitës të bindur,” thekson Selimi. Dr. Fitim Selimi nënvizon se, edhe pse Kurti ka nisur karrierën politike si figurë e përndjekur dhe me qëllim moral, pas marrjes së pushtetit ka zëvendësuar parimet me epërsinë personale dhe një qasje të izoluar ndaj bashkëpunimit dhe debatit publik. Në përfundim, Selimi thekson: “Albin Kurti nuk është simbol i ndryshimit që solli shpresë, por shembulli më i qartë i një lideri që u burgos nga vetë miti i tij. Ai nuk i dëgjon njerëzit, nuk i respekton bashkëqytetarët, por kërkon të imponojë vizionin e tij absolut.”

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale zgjat paraburgimin për Thaçin e të tjerët — vendim që shton dyshimet për drejtësi selektive

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të vazhdonë masën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi …