Dr. Fitim Selimi: Statusi i veteranit kërkon përkufizim të qartë juridik e moral

Mjeku i Luftës dhe i Paqes, Fitim Selimi ka bërë një reagim publik lidhur me debatin mbi statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, nocioni i “veteranit” dhe akti i “braktisjes” shpesh përdoren sipas interesit të momentit, ndërsa kërkojnë një kuptim të saktë juridik dhe moral. Veterani nuk është vetëm ai që ka marrë pjesë në luftë, por edhe ai që ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme deri në përmbushjen e misionit kombëtar. Ai kujton se veprimtaria politike dhe institucionale, si puna në Zyrën e UÇK-së për themelimin e Asamblesë Kombëtare, ishte një akt i rëndësishëm përkatësie. Sipas Selimit, tërheqja e arsyetuar nuk e humb statusin e veteranit, por braktisja e projektit dhe mohim i elementeve bazë cenon thelbin e tij. Ai shton se, ligjërisht, kufiri midis dezertimit dhe tërheqjes mbetet i paqartë, por moralisht dilema është e qartë: braktisja e projektit kombëtar në mes të rrugës është e papranueshme. Doktor Selimi përfundon se çdo kontribut në shërbim të lirisë së Kosovës meriton mirënjohje, ndërsa braktisja për arsye personale mbetet një njollë e pashlyeshme në historinë e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Qeveria po e çon Kosovën drejt izolimit dhe humbjes së aleatëve strategjikë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ngritur shqetësime të ashpra për …