leoni

Hakif Bajrami

Dr. Hakif Bajrami: ADEM JASHARIT-LEGJENDARIT

(Me krenari 7 mars 1999)

 

Ato ditë kur gjithësia për Ty lutej,

Atë javë kur Zoti për Ty gjykoi,

Shqiptaria të mos frikësohej,

Bota demokratike për kombin

Tendë ndryshe të mendojë.

Atë muaj kur Zoti i gjithësisë,

Për popullin tënd po lutej,

Atë vit kur populli Yt u nda në dy,

Një palë t` admironte e të qante,

Një palë të mallkonte e besa mëtej!

E TY liria e kuqe, e gjaku Yt e familjes sate,

Të gjitha civilizimet i përshkoi nepër dejë.

Atë ditë kur krenaria Jote u bë NEOLUFTË,

Hej ta lind një familje një Epokë të re historike,

Krejt bota për Ty dhe në Ty do të bëjë be,

Sepse asnjë popull si i Bac Demë Demës,

Se nxënësit Tuej Adem Jashari s’ dinë frikë

Pa bërë luftë për liri dhe për atdhe,

Kështu është e kështu Epoka në gjithësi po del,

Adem JASHARI -Legjendari shembulli YT për LIRI,

U bë për jetë e mot për tërë Botën model.

 

7 mars 1999 Prishtinë

 

 

ADEM LEGJENDARIT

 

Të dy sytë me bëjnë më tepër dritë,

Edhe pse jam plakur e moçuar

Nga padrejtësitë e robërisë e pas lirisë,

Por kur emrin Tënd e ndiej,

Kurrë më krenar nuk bëhem,

Kur e shoh pamjen e JUEJ,

Djersem  e zverdhem mos jam i huej,

Se kam dëshirë të jam me ty,

Në bylykun e Kombit.

E Zemra më mbushet diell,

Kur e di se jam i kombit tend.

Truri më folë Hënë e plotë

Se në errësirën e robërisë

Si amanet që e bëre,

Kurrë kombin në robëri ma

S` kemi me ta lënë!

Ndalem e krenohem i lëshoi dy pika lot,

Bacë! Ti edhe sot komandon.

 

Bacë me gjakun tënd një komb,

E ke përtrirë, mos e harroni,

Nuk jam ai që të përkujtoj

Vetëm në çdo jubile,

Por jam ai që të kam ëndërruar kësi heroi,

Prej ditës kur kam folur,

Pse jo edhe prej çastit kur kam le.

 

6 mars 2000.

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …