Skender Demaliaj

Dr. Skënder Demaliaj: Gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale  dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit

Plot 11 vjet më parë u ulën në auditorët e dijes studentët e parë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. 11 vjet punë, përpjekje, realizime dhe suksese… Mbi 3000 studentë ulen këtë vit në auditore në 29 programe studimi.

U ngrit si institucion i arsimit të lartë jopublik me një filozofi të re, me një vizion të ri. Vizionet kërkojnë shtigje  për t’u hapur rrugën ideve të reja dhe mendimeve me forcë transformuese.

Ka një drejtues, një organizator, një financues, një lider të këtij Universiteti. Ky është Akademik Anastas Angjeli.

Tek Akademik Anastas Angjeli gjejmë një gërshetim të shkëlqyer të mësimdhënësit me studimet shkencore, të njohësit të teorive të ekonomisë botërore me drejtuesin e sektorit të financave, të zotëruesit të shkollave më të njohura ekonomike me aplikuesin në praktikën e përditshme… Parashikues  dhe i aftë për të punuar në grup e për t’i udhëhequr ato.

Sipas studiuesve dhe specialistëve të arsimit pesë aspekte të një shkolle të suksesshme janë:

  • udhëhëqje e fortë orientuese,
  • mjedis, disiplinë dhe siguri,
  • shkëmbim idesh,
  • shpresa të mëdha,
  • kontroll i shpeshtë i njohurive.

Realizimi me sukses i këtyre kërkesave ka një emërues të përbashkët: aftësi të larta komunikuese me pedagogët, biznesin, studentët, mediat dhe komunitetin, të pranosh idetë, kritikat, vërejtjet që përmirësojnë dhe çojnë përpara punët, aftësi për të shfaqur afërsi e ngrohtësi, aftësi për të zotëruar shumë stile komunikative e për të qënë elastik e pragmatist.

Mjedisi miqësor, i hapur nga pikëpamja afektive është element i rëndësishëm i suksesit.

Gjithë stafi akademik po punon që të kuptojë studentët, por edhe të kuptohemi prej tyre, sepse sa më shumë i kuptojmë, aq më shumë dhe më mirë i vlerësojmë, aq më të dendura, më të sinqerta dhe produktive do të jenë marrëdhëniet dhe komunikimet me ta. Të prekësh shpirtin e studentit është sikur të ecësh mbi një tokë të shenjtë.

Universiteti “Mesdhetar” i Shqipërisë është kthyer në një qëndër të rëndësishme mësimdhënieje, shkencore, argëtimi dhe edukimi.

Rritja e numrit të studentëve nga viti në vit, punësimi i tyre tregon se ka cilësi, përgjegjshmëri, vizion dhe ambicje nga gjithë stafi mësimdhënës dhe administrata për të qenë një nga universitetet më të mira në vend.

Suksesi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë është i garantuar:

  • mbështetet në përzgjedhjen e pedagogëve,
  • në shtimin e vlerave të reja në mënyrë të vazhdueshme,
  • në sistemin e punës të pedagogëve të suksesshëm,
  • në llogaridhënien për realizimin e detyrave,
  • në kualifikimin dhe trajnimin e pedagogëve,
  • në modernizimin e infrastrukturës arsimore,
  • në rritjen dhe fuqizimin e punës kërkimore shkencore, duke rritur nga viti në vit fondet për këtë qëllim.

Mbi 100 është numri i pedagogëve të brendshëm pa llogaritur me dhjetëra pedagogë të jashtëm. Rreth 14% e tyre janë Profesorë dhe Prof. Asc., 42.5% Doktorë Shkencash, ku 1/3 e tyre e kanë mbrojtur gradën shkencore jashtë vendit, 8.5% vazhdojnë Doktoraturat në Gjermani, Itali, Greqi, pjesa tjetër janë me Master Shkencor.

Filozofia arsimore e shekullit XXI kërkon që studentët të formohen si forca krijuese vizionare, të aftë për të vetëideuar të ardhmen e tyre dhe për ta kthyer atë në një realitet të ri në dobi të vetes dhe të shoqërisë. Sipas Willie Jalley: “Tragjedi e vërtetë nuk është që të mos arrish objektivat, por të mos kesh objektiva për të arritur. Nuk është katastrofë të jetosh pa realizuar ëndërrat e tua. Katastrofë është kur nuk ke ëndërra për të realizuar”. Idetë e reja janë baza e suksesit për të realizuar ëndrra të mëdha. Njohja e progresit, e asaj që kemi arritur në këto vite u bë udhërrfyesi për të përcaktuar objektiva të reja. Ka tre vjet që kemi marrë statusin e Universitetit. Programet tona zhvillohen në tre nivele: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Çdo vit hapim programe të reja, përmirësojmë programet ekzistuese në funksion të tregut të punës. Po punojmë për të krijuar bindje të thella e të qëndrueshme se suksesi është shpërblimi i punës, i plotësimit hap pas hapi të formimit shkencor të studentëve, për të përballuar kërkesat e vizionit të ri, duke rritur vetëvlerësimin për punën tonë, duke zbuluar mangësitë që e pengojnë suksesin. Gjërat e reja i kërkojmë dhe i zbulojmë në debate krijuese që mbështeten në argumente e interpretime shkencore.

Në këtë Universitet u zhvillua një debat për misionin e pedagogut. Thelbi i këtij debati ishte: detyra e pedagogut nuk është vetëm të japë mësim (këtë e ka detyrë parësore), por edhe të bëjë kërkime shkencore e të punojë me projekte. Misioni i tij është i trefishtë. Debati ndihmoi në rigjenerimin e ideve dhe në hartimin e një plani konkret për rritjen e përgjegjësisë së pedagogëve dhe zotimit të tyre në kërkimin shkencor dhe pjesëmarrjen në projekte. Kështu çdo vit zhvillohen dy Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dhe botohet revista e Universitetit. Në vitin akademik 2019-2020 u zhvilluan Konferencat me temë “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” dhe “Kriza e Coronovirusit: Sfidat dhe efektet ekonomiko-sociale të saj në (nivel global) dhe në Shqipëri. Çfarë do të ndodhë?” Tre ditë pas kësaj Konference mes 1600 konkurentëve, Universiteti Mesdhetar u vlerësuat me Çmimin Ndërkombëtar  për Humanizëm nga Organizata Ndërkombëtare me qendër në Angli, “World Humanitarian Drive” për Ekselencë në Edukim dhe Kërkim Shkencor.  Çmimi Ndërkombëtar për Humanizëm, u dha gjatë ceremonisë së zhvilluar nga organizata, e cila ka vleresuar ndër vite politikëbërës, lider të ndryshëm botërorë, personalitete të artit, shkencës, kulturës dhe institucione të njohura nga e gjithë bota.

Gjithashtu janë organizuar Konferenca Shkencore me Universitetin e Barit (Itali), Të Lublinit (Poloni), AAB (Prishtinë), me Universitetin e Tiranës, Elbasanit dhe të Durrësit. Kemi marrëveshje bashkëpunimi me universitetet në Itali, Polini, Rumani, Portugali, Bullgari, Turqi dhe zhvillojmë leksione të përbashkëta me këto universitete. Çdo vit në muajin maj organizohet Panairi i Ideve me punimet më të mira të studentëve, ku ndahen edhe çmime.

U zhvilluan cikle diskutimesh problemore Webinare dhe UMSH Forum me sistemin Zoom Cloud Meeting. UMSH zbaton nëntë projekte, duke angazhuar 70 anëtarë të stafit akademik dhe rreth 200 studentë si lider dhe partner si: ERASMUS COST, Horizon 2020, IPA cross border, CEF PUS, Adrion interreg etj., Ku dallohen Eros Angjeli, Nevila Xhindi, Niko Pano dhe Mihal Zoto.

Nga pedagogët: Anastas Angjeli, Adrian Civici, Greta Angjeli, Ksenofon Krisafi, Përparim Kabo, Alqi Naqellari, Mimoza Ahmeti, Holta Heba, Skënder Demaliaj janë botuar libra dhe monografi. Tre monografi u botuan në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. Të gjithë këta janë prezent edhe në media, por edhe Dritan Hoti (tepër aktiv, bile edhe në median ndërkombëtare), Vladimir Mici, Ilir Aliaj, Edon Qesari, Valter Hoxha, Ela Tollkuçi, Kriton Kuci, Emilio Çika, Eni Nasi, Elona Shehu etj. Po përgatiten për të dalë në treg me botime edhe studentët me temat e diplomave.

Programet e studimit ofrohen në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit, në përputhje me tregun e punës, me objektivat kombëtarë që lehtësojnë përshtatjen e studentit me mjedisin universitar. Është ngritur dhe funksionon Klinika Ligjore. Çdo departament ka ngritur Bordin e Punësimit me ekspertët më të mirë të fushave përkatëse jashtë universitetit. Biblioteka ka mbi 4200 tituj fizikë libra dhe tekste universitare, gjithashtu funksionon edhe biblioteka online në shqip dhe anglisht. Çdo vit miratohen fonde për literaturën e kërkuar nga departamentet. Mbahen statistika rregullisht rreth punësimit të studentëve sipas degëve e viteve të tyre të diplomimit dhe organizohen takime me ta. Rreth 85% e tyre janë të punësuar në sektorin publik dhe jopublik. Bëhen përmirësime të programeve dhe të leksioneve mbi bazën e vërejtjeve të studentëve dhe problemeve e vështirësive që u dalin në vendet e punës. Zhvillohen lëndë ekstrakurrikulare për të përshtatur më mirë programet me tregun e punës.

Arsimi i lartë është një formë e rëndësishme e investimit në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe konsiderohet me të drejtë si “motori i zhvillimit në ekonominë e re botërore”, është përcaktues, jo vetëm i një zhvillimi më të shpejtë dhe më të lartë ekonomik, por edhe më cilësor (përmes zhvillimit teknologjik, inovacionit dhe të reja të tjera të shkencës), është ndikues për rritjen e të ardhurave, përmirëson sistemin shëndetësor të një vendi, përmirëson teknologjinë dhe forcon mirëqeverisjen. Kontributi i arsimit të lartë në nxitjen e rrritjes ekonomike është i rëndësishëm, aq më shumë në periudha krize, si kjo që po kalon bota sot. Arsimi i lartë ndihmon në industrializimin e shpejtë të ekonomisë, duke ofruar fuqi punëtore me aftësi profesionale, teknike dhe menaxheriale, bën ndryshimet e mundshme të qëndrimeve të nevojshme për socializimin e individëve dhe transformimin e modernizimit të përgjithshëm të shoqërive, ndihmon nëpërmjet mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në tërheqjen, krijimin dhe përhapjen e dijes. Arsimi i lartë gjithashtu ndihmon në formimin e një shteti të fortë dhe në të njëjtën kohë bërjen pjesë në procesin e gobalizmit. Prandaj është shumë i rëndësishëm reformimi i arsimit të lartë.

Përvoja botërore ka treguar se suksesi arrihet kur punët realizohen me guxim, me njerëz me një vështrim të përbashkët dhe mbi bazën e forcës së zotimeve të ndërsjellta. Gëte këshillonte: “Çfarëdo lloj gjëje që mund të bëni ose të ëndërroni ju mund ta filloni atë. Guximi ka aftësi gjeniale, fuqi dhe magji. Vetëm angazhohuni dhe mendja nxehet. Fillojeni, pastaj detyra do të përfundohet”.

Thellësia e angazhimit për përsosmëri dhe cilësi është motoja e punës sonë në vitin e ri akademik 2020-2021. Lufta për përsosmëri dhe cilësi nxit dhe zhvillon vizionin. Ndryshimi midis njerëzve, të cilët marrin iniciativë dhe atyre që nuk e bëjnë një gjë të tillë, është si ndryshimi mes ditës dhe natës. Shkolla është vendi i shpresave dhe i ëndrrave. Studentët duhet të jetë plot shpresa dhe ëndrra. Është përgjegjësia jonë si pedagogë që në kontekstin e ndryshimit të botës t’i realizojmë këto.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ecën i sigurtë në trasenë që ka shtruar këto vite. Me shumë besim tek stafi që ka zgjedhur dhe studentët e mrekullueshëm që ka. Më shumë vendosmëri dhe kurajo.

(Autori është Përgjegjës i Departamenti të Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …