Drejtor i DKRS-së zhvillon disa aktivitetet që janë në të mirë të Sportit dhe Kulturës në qytetin e Rahovecit

Gjatë ditës së marte, Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit ka zhvilluar disa aktivitetet që janë në të mirë të Sportit dhe Kulturës së  qytetit të Rahovecit. Aktivitetin e parë drejtori Hoxha, e ka zhvilluar së bashku me kompaninë projektuese “Projekt Plus”, Drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor Rumir Zhuniqi ku kanë vizituar stadiumin e qytetit në Rahovec, për t’i bërë matjet dhe fillimin e projektit për rregullimin e fushës së stadiumit të qytetit dhe tribunave, projekt i cili financohet nga Ministria e Kulturës. Kurse aktiviteti tjetër kishte të bënte me pritjen në takim anëtarin e Federatës së Tenisit, Arben Islami, me të cilën kemi biseduar për arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e një fushe tenisi në Rahovec. Dhe aktiviteti i fundit kishte të bënte me pranimin e një donacioni nga Arsim Kerçagu, një alarm të vjetër të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ky alarm është përdorur nga ushtria e asaj kohe dhe paralajmëronte rrezikun.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …