Drejtori Ahmeti: Ata që hedhin kafshë të ngordhura në rrugë do të ndëshkohen

Skender Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se disa qytetarë të pandërgjegjshëm po hedhin kafshë të ngordhura si dele dhe dhi për skaj të rrugës Gërmovë-Goshicë. Ai tha se veprimet e tilla janë duke u hetuar nga kjo drejtori dhe potencoi se ndaj kryesve të akteve të tilla do të merren sanksione ligjore. Megjithatë Drejtori Ahmeti i njofton qytetarët edhe më atë se si duhet të veprojnë në raste të tilla. ,,Drejtoria e Inspekcionit në Viti, po ballafaqohet me thirrje të vazhdueshme nga qytetarët e fshatit Goshicë për një dukuri shqetësueses të hedhjes së kafshëve të ngordhura për gjatë rrugës Gërmovë-Goshicë. Ne si Drejtori për të katërtën herë me radhë intervenojmë në raste të tilla duke bërë tërheqjen e deleve të ngordhura dhe groposjen e tyre e që për herë të fundit kanë qenë me dhjetëra sosh”, u shpreh Ahmeti. Ai potencoi se kjo dukuri është shumë shqetësuese për shkak se hedhja e tyre në vendet jo të dedikuara shkakton ndotje ambientale dhe rrezik nga lëvizjet e qeneve endacak që paraqesin më pas rrezik për qytetarë dhe sipas tij ekziston mundësia e paraqitjes së ndonjë epidemie-epizootie. “Kjo dukuri mund të sanksionohet për shkak të pasojave të shumta dhe lusim qytetarët që të mos përsërisin këtë gjë pasi që ne jemi duke hulumtuar ata që bënë këso veprime dhe ju bëjmë me dije se veprimet e tilla nuk do të tolerohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi”, tha Drejtori Ahmeti. Ai gjithashtu ju bënë thirrje fermerëve dhe gjithë qytetarëve të kësaj komune të cilët ballafaqohen me sëmundje dhe ngordhje të kafshëve shtëpiake të lajmërohen në drejtorinë e inspekcionit në këtë numër të telefonit: 044 376 790 pasi që sipas tij më pas kjo Drejtori do të merret me trajtimin dhe identifikimin e sëmundjeve, vlerësimin e dëmeve dhe nëse paraqitet ngordhja edhe groposjen tyre. Gjithashtu Drejtori Ahmeti kërkon nga qytetarët të cilët kanë informacione për raste të tilla të njoftojnë këtë drejtori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …