Sot, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami vizitoi fermerin Shemsi Selmani nga fshati Lloshkobare, i cili pësoi dëme të konsiderueshme nga zjarri në fermën e tij ku mbante shpezë e pajisje bujqësore. Drejtori Burim Bajrami u shpreh se për këtë rast, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë do të analizoj të gjitha mundësitë buxhetore që përmes skemave të subvencioneve t’i dalë në ndihmë fermerit Selmani, ashtu që t’i rikuperoj dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
