Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj priti në takim pune përfaqësuesin e organizatës “Humanity First” Alban Zeqiraj

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në komunën e Deçanit Bekim Vishaj, bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Shërbime publike Izet Zenuni njëherit Shef i Shtabit Emergjent Komunal, pritën në takim pune përfaqësuesin e organizatës “Humanity First” Alban Zeqiraj. Organizatë kjo që është e njohur për komunën e Deçanit, sidomos ndihmën që ka bërë për shkollat. Drejtorët Vishaj dhe Zenuni e falënderuan Albanin edhe në emër të Kryetarit Bashkim Ramosaj për të gjitha që ka bërë, sidomos për shkollat dhe gatishmërinë e Organizatës që edhe në të ardhmen t’i ndihmoj shkollat por, edhe sektorët tjerë në këtë kohë pandemie. Gjithashtu edhe Albani u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe ndihma konkrete në të ardhmen. Në fund të takimit Drejtori Zenuni i dhuroi një dhuratë modeste Alban Zeqirajt. Në takim ishin prezent edhe stafi i DKA-së, Binak Prekalla, Zeqë Malaj, Ramiz Bajramaj dhe këshilltari për arsim Burim Bruqaj edhe inicues i takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …