Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi ka njoftuar se të gjitha rrugët në Komunën e Rahovecit janë të kalueshme

“Situata pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të cilat ende po vazhdojnë nuk kanë paraqitur asnjë vështirësi në qarkullimin e lirë të veturave dhe këmbësorëve. Kompanitë e kontraktuara nga komuna e Rahovecit prej orëve të hershme të mëngjesit janë në terren dhe vazhdimisht po kujdesen që të mos kemi vështirësi në lëvizje në asnjë vendbanim të komunës së Rahovecit.

Kryesorja nga të gjitha është siguria juaj në rrugë, andaj kujdes të shtuar dhe përshtatuni me shpejtësinë dhe respektoni shenjat e komunikacionit”,-  ka thënë drejtori Përboqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …