Drejtori i DSHMS-së Samir Mustafa ka vizituar stafin e QKMF-ës në Rahovec, QMF- ës në Ratkoc dhe Krushë të Madhe

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Rahovec, Samir Mustafa, gjatë ditës së djeshme së bashku me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Nënkryetarin, Fatmir Iska kanë vizituar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, QMF-ës në Ratkoc dhe Krushë të Madhe. Mustafa nga stafi mjekësor i këtyre qendrave, është njoftuar për gjendjen aktuale, përkatësisht për punën që po bëhet aty si dhe u njoftua se për fat të mirë ende nuk ka asnjë të prekur e as të dyshuar për virusin korona, situata është stabile dhe çdo gjë po menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …