Rashit Qalaj

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj paralajmëroi mbylljen e lokaleve që po shkelin masat antiCovid-19

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paralajmëruar mbylljen e lokaleve që po shkelin masat antiCovid-19. Ai ka theksuar se Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ju ka bërë thirrje pjesëtarëve policorë që çdo operator ekonomik që ka përsëritur në vazhdimësi veprimet që nuk janë në përputhje me masat mbrojtëse, përveç gjobave, ato duhet edhe të mbyllen.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …