Drejtori Llabjani priti në takim mjeshtren e rregullimit dhe akordimit të pianove nga Anglia, znj. Frances Overbury

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ditën e djeshme priti në takim falënderues mjeshtren e rregullimit dhe akordimit të pianove nga Anglia, znj. Frances Overbury, shoqëruar nga  Melos Bytyqi , i cili tashmë është trajnuar për restaurimin, mirëmbajtjen, rregullimin dhe akordimin e pianove, punë kjo që vjen pas bashkëpunimit të profesorit Astrit Mustafa me znj. Julie Wagner e cila edhe ka dërguar në Ferizaj, znj. Frances Overbury, ku për tash e disa vjet, znj. Wagner ndihmon Ferizajn, institucionet e tij, me donacione e specialistë të instrumenteve muzikore. Znj. Frances Overbury po qëndron këto ditë në Ferizaj, ku ka vizituar disa nga institucionet arsimore e kulturore të Ferizajt, duke  bërë rregullimin e pianove që posedojnë këto institucione, punë kjo vullnetare e vlerësuar dhe për të cilën drejtori Llabjani i shprehu falënderimin në emër të Komunës së Ferizajt.

 

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …