Drejtori Pira viziton qendrat grumbulluese të drithërave në prag të fushatës së korrje-shirjeve

Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot qendrat grumbulluese të drithërave, konkretisht mullinjtë të cilët veprojnë në territorin e kësaj komune.  Me këtë rast ai është njoftuar rreth parapërgatitjeve të mullinjve për  grumbullimin e dritharëve në veçanti të grurit të bardhë, kulturë bujqësore e cila mbillet më së shumti nga drithërat.  Drejtori Pira bëri me dije se ky vit mund të këtë rendimente më të vogla të grurit, për shkak të reshjeve të shumta që janë shoqëruar gjatë këtij viti. Ai tha se me vendim të kryetarit të komunës është formuar edhe Komisioni Komunal për përcjelljen e fushatës së korrje-shirjeve në këtë komunë duke bërë me dije se çmimi i preferuar është 130 euro për hektarë por që sipas tij është lënë mundësia nga niveli qendror të negocimit të çmimit mes fermerëve dhe auto kombajnerëve.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …