leoni

Drejtoria e Bujqësisë kërkon nga MBZHR-ja implementimin e projektit të ujitjes për fshatin Gjylekar

Në emrin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, por edhe të fermerëve vitias ju rikujtojmë z. Demelezi se është jo parimore që si zëvendës ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, të anashkaloni Drejtorinë e Bujqësisë në Viti, duke mos bashkëpunuar si institucione që të realizojmë projektet madhore që janë paraparë dhe janë nënshkruar në mes të komunës së Vitisë me ministrinë e fjalë. Është e pakuptimtë që Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, dhe zëvendësi i kësaj ministri, z. Imri Demelezi të bëjë fushatë parazgjedhore duke dhënë premtime në njërën anë kurse në anën tjetër të mos realizoj marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit madhor dhe shumë të rëndësishëm siç është ndërtimi dhe rehabilitimi i sistemeve të ujitjes në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky të cilën e ka vizituar këtë fundjavë z. Demelezi dhe ku ka dhënë premtime të tjera, pa filluar realizimi i këtij projekti madhor. Fshati Gjylekar dhe fermerët vitias janë fermerë të zot me një tokë të bonitetit të lartë dhe ky projekt është jetik për bujqësinë tonë. Kjo marrëveshje e mirëkuptimit dhe bashkëfinancimit, ishte nënshkruar nga kryetari Haliti dhe Ministri i atëhershëm i MBZHR-së, z. Besian Mustafa me datën: 12.02.2021 dhe ka pasur për qëllim realizimin e projektit të ujitjes në fshatin Gjylekar të Vitisë. Në vend të premtimeve është mirë që z. Demelezi dhe MBZHR-ja të bashkëpunoj me ne që të ecë përpara ky projekt i rëndësishëm dhe i shumëpritur për fermerët tanë. Ftojmë z. Demelezi dhe MBZHR-në, që në vend të fushatës elektorale parazgjedhore të punojnë në interes të fermerëve, të ecin përpara projekte të rëndësishme që janë nënshkruar dhe të sigurojnë që sa më parë të bëhet subvencionimi i fermerëve që kanë aplikuar për subvencione në Viti.

Sinqerisht

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural-Viti

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …