Drejtoria për Kulturë në Rahovec organizon Tryezë për Trashëgiminë Kulturore

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, të hënën, më 18 prill, Drejtoria për Kulturë e komunës së Rahovecit, organizon disa aktivitete kulturore.

Në bashkëpunim edhe me Qendrën Rinore në Rahovec dhe shkollat e mesme të komunës, do të vizitohen disa monumente të trashëgimisë kulturore të komunës së Rahovecit.

Plani i hartuar nga DKRS parasheh që të vizitohet Kulla e Sahatit në Rahovec, disa kulla dhe shtëpi të vjetra banimi, kulla e Mahmut Pashë Rrotullës në Apterushë, si dhe disa monumente të tjera të kulturës materiale në komunën e Rahovecit. Pas vizitave, që fillojnë në orën 10, në orën 13:00 në muzeun komunal do të organizohet një tryezë, ku njohës të fushës së trashëgimisë kulturore do të diskutojnë rreth pasurisë kulturore dhe gjendjes së monumenteve të kulturës në komunën e Rahovecit.

Të interesuarit mund të marrin pjesë në këto aktivitete, ndërsa në muzeun komunal do të ekspozohen fotografi dhe artefakte të trashëgimisë materiale e shpirtërore të komunës së Rahovecit.

Dita Botërore e Trashëgimisë dhe e Monumenteve është miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, përmes një rezolute në seancën e 22 nëntorit të vitit 1983. Prandaj, anekënd botës organizohen aktivitete dhe vizita monumenteve, vendeve, si dhe punimeve të restaurimit të monumenteve të kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …