leoni

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

                Lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit  Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, është duke zhvilluar hetime intensive me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

  • Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë.

                 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefonit 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë”, e-mail adresën [email protected]  si dhe në stacionin më të afërt policor.

 

Gjakovë, 21 mars 2024

Me respekt:

Toger Sheremet Elezaj

Udhëheqës i Zyrës për Informim

dhe Marrëdhënie me Publikun

DRP-Gjakovë

Tel. V-sat 5936

Mobil 044/329-322

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …