Brickos

Drejtuesit e komunës së Mitrovicës biseduan edhe me banorët e Zhabarit e të Koshtovës  

Fshatrat Zhabar dhe Koshtovë, përgjatë magjistrales së Ibrit, kanë qenë vendtakimet e radhës me qytetarë,  që gjatë ditëve të pushimit i kanë mbajtur drejtuesit e komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtorët Jeton Ujkani e Besnik Beka, takimin e parë e kanë mbajtur me qytetarët e lagjes Sadiku të Zhabarit.

Kërkesë kryesore e banorëve të kësaj lagje kësaj radhe ishte përfundimi i rregullimit të rrugës në një gjatësi prej rreth 300 metra. Ata i thanë kryetarit Bahtiri se rruga ka filluar të ndërtohet vite më parë, por për shkaqe të panjohur ka mbetur në gjysmë, andaj edhe kërkojmë që ajo të përfundoj tani.

Ndërsa, banorët e Koshtovës i thanë kryetarit Bahtiri dhe drejtorëve Ujkani  e Beka, se ata kanë probleme të shumta, por që ujësjellësi, rrugët e fshatit dhe kanalizimi, janë probleme që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë.

Kryetari Bahtiri, banorëve të të dyja fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës magjistrale që shpie për në detin e Adriatikut, ju tha se ai, bashkëpunëtorët e tij dhe e tërë komuna e Mitrovicës, janë maksimalisht të angazhuar dhe të përkushtuar për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Kemi shumë kërkesa të fshatrave, por edhe të lagjeve të qytetit, për rregullimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimeve dhe ujësjellësve. Ne, edhe përkundër faktit se kemi një buxhet shumë të varfër, që as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e qytetarëve, po bëjmë përpjekje që këtë buxhet ta shpërndajmë në mënyrë më të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës, andaj edhe po i caktojmë prioritet në bazë të asaj se ku është i nevojshëm intervenimi i menjëhershëm dhe çfarë është gjendja e qytetarëve të këtyre mjediseve”, tha ai.

Sidoqoftë, kryetari Bahtiri banorëve të të dyja fshatrave ju premtoi se të gjitha problemet që ata i shtruan, do të zgjidhen brenda këtij mandati sa ai do të jetë në krye të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …