Përfaqësuesit e minatorëve pensionistë sërish kërkuan mbështetjen e kryetarit Bahtiri

Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti përfaqësuesit  e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Parakohshëm të Trepçës,  me në krye Ramadan Ademin, të cilët kërkuan nga kryetari Bahtiri mbështetje për realizimin e synimeve të tyre në lidhje me  nivelizimin e pensioneve.

Kryetari Bahtiri, u premtoi ish-minatorëve, tani pensionistë të parakohshëm,  se do të jetë këmbëngulës në mbështetjen e kërkesave të pensionistëve të Trepçës dhe se për këtë do tu bashkangjitet në takimet me përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve tjera.

Kërkesë kryesore e minatorëve pensionistë të parakohshëm, por edhe sipas moshës, të Trepçës, ishte që tu njihen kualifikimet e arritura gjatë punës, të zbritet nga 15 në 10 vjet pragu i kontribut dhënësve para lufte.

Minatorët pensionistë edhe njëherë i folën kryetarit Bahtiri për gjendjen e tyre të rëndë ekonomiko-sociale, si dhe për nevojën e marrjes së  masave nga institucionet përkatëse të vendit, për përmirësimin e kësaj gjendje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …