U përkujtua dëshmori Ilir Lushtaku në 17 vjetorin e rënies

Dëshmori Ilir Kushtaku i rënë më 26 mars 1999 u përkujtua me aktivitet përkujtimore, kulturore e sportive.

Një delegacion i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura, nxënës dhe mësimdhënës të shkollës “Ilir Lushtaku”, sportistë veteranë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe pranë varrit të tij.

Ndërsa në kuadër të kremtimit të Ditës së shkollës që mban emrin e dëshmorit, në fjalën e rastit Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura e çmoi lart figurën e heroit, duke shprehur respektin e institucioneve për luftën dhe rënien heroike të Ilirit si njëri nder djemtë më trima të Prekazit dhe Drenicës.

“Më 26 mars 1999 Ilir Lushtaku nuk ka vdekur, ai që nga ai moment ka hyrë në pavdekësi”, u shpreh z. Nura.

Ndërkohë nxënësit e shkollës shfaqen para të pranishmëve një program artistik.

Në 17 vjetorin e rënies së dëshmorit Ilir Lushtaku u mbajt edhe turneu tradicional në futsall për veteranë, ku morën pjesë ekipe të veteranëve nga gjithë Kosova, përfaqësues të MKRS-së, Federatës së Futbollit dhe Komunës së Skenderajt.

Hapjen zyrtare të Turneut e bëri z. Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …