Drenica, fituese e Kupës Adem Jashari

Mbrëmë është zhvilluar finalja në futsall ndërmjet ekipit të Drenicës dhe Prishtinës, në kuadër të turneut tradicioinal “Kupa Adem Jashari”, që është mbajtur në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të Epopesë së UÇK-së, organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe Federata e Futbollit të Kosovës. Ekipi i Drenicës ka mundur Prishtinën, dhe me këtë rast është shpallur fitues i kupës. Në këtë aktivitet sportiv kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe zyrtarë tjerë të lartë. Para finales së turneut, është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe veteranëve të Drenicës, ku këta të fundit kanë fituar kundrejt mysafirëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti, priti në takim të veçantë Delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovën, Imzot Jean-Maria Speich

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pati një takim të veçantë me Delegatin Apostolik …