Driton Selmanaj

Driton Selmanaj: Qasja e Vetëvendosje kundër Riçard Grenelit ka qenë shumë fyese dhe nuk besoj se do të kalojë pa pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të kalojë pa pasoja. Sipas tij personaliteti i Grenell është denigruar e fyer më së shumti nga siç ka thënë ai, njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo çka është e rrezikshme për Kosovën është që ne kemi filluar ta thjeshtojmë rolin e zotit Grenell sa ishte emisar special i zotit Trump, e kemi personifikuar dhe jemi marrë vetëm me personin e tij, e kemi fyer duke e denigruar personalitetin e tij dhe këtë e ka bërë më së shumti Lëvizja Vetëvendosje. Mendoj që kemi bërë shumë gabim. Zoti Grenell ka qenë emisar special i Trump, për LDK-në këtu është parë. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tij ka qenë shumë fyese që unë nuk besoj se do të kalojnë pa pasoja”, ka thënë deputeti Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, përgjegjësi ndaj kombit dhe të ardhmes së përbashkët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë …