Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Të enjten mbahet seancë për rritjen e çmimeve të energjisë, por ne do ta kundërshtojnë me çdo kusht

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri  tha se të enjten do të mbajnë seancë për rritjen e çmimeve të energjisë, duke shtuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht një rritje të tillë. Sipas tij kjo është ndër qeveritë më të dobëta, pasi programet që ka prezantuar dhe premtimet që kanë dhënë, nuk po i realizon. Besnik Tahiri tha se qëndrimet e Kurtit kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra në raport edhe me pagesën e energjisë për serbët në veri edhe me shtrenjtimin e energjisë, dhe “tash duke harruar të gjitha premtimet, nuk është asgjë tjetër vetëm se mashtrim klasik që u bëhet qytetarëve. Tarifat për pagimin e rrymës janë enorme dhe të papërballueshme për qytetarët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë

Duke komentuar rezultatet e Exi Polleve të zgjedhjeve, Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka …