Druhet se rastet me Covid-19 mund të rriten

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Komunën e Vitisë, ka vlerësuat se gjendja epidemiologjike nuk është e mirë. Nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu, tha se numri i të infektuarve, në raport me numrin e banorëve të Komunës së Vitisë, në këtë moment, nuk është i madh. Mirëpo, ai ka shfaqur dronë se rastet mund të rriten, për shkak se janë shtuar vatrat epidemike. Aliu ka kërkuar me ngulm respektimin në përpikëri të masave mbrojtëse, sepse siç tha, kapacitetet shëndetësore nuk mund ta përballojnë një numër më të madh të të infektuarve. Aktualisht në komunën e Vitisë, aktiv janë 36 raste me Covid 19.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme të Komunës së Ferizajt

Agnesa Hajredini – Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Ferizajt përmes një njoftimi …