Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, po thotë se ka paralajmëruar për planin e Listës Serbe që të ketë më shumë deputetë nën kontroll në Kuvend, por se tanimë plani thuajse është realizuar. Por, sipas saj ky nuk është i vetmi rrezik për Kosovën që po vjen nga Lista Serbe. Balje po thotë se Adrijana Hoxhiq bashkë me koalicionin VAKAT kanë për qëllim të kërkojnë krijimin e komunave boshnjake që më pas ato të bashkohen në Asociacionin e Komuna me Shumicë Serbe duke u bërë sistem paralel i shtetit të Kosovës. Balje thotë se pret që këtë çështje ta marrin seriozisht partitë shqiptare dhe të mos luftojnë mes vete për pushtet. Ajo është e bindur që Hoxhiq ka pasë marrëveshje paraprake me Listën Serbe, prandaj edhe mori shumë vota në komunat ku ka shumicë serbe e pak boshnjakë. Balje thotë se ka përvojë dhe se ka punuar seriozisht për komunitetin boshnjak dhe se s’mendon që Hoxhiq do t’i mbrojë boshnjakët sikurse unë.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …