Njësia Speciale e Kosovës dhe Njësia Krimeve Ekonomike arrestojnë katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Njësia Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, arreston katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të kësaj agjencie janë arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës dhe Njësia Krimeve Ekonomike. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se po në vend po zhvillohen disa aksione policore në disa lokacione. “Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …