Drejtoria e Urbanizmit në Rahovec ka ndarë dy çmime për mbrojtjen e ambientit

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Rahovecit, ka ndarë dy çmime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, për të inkurajuar dhe vetëdijesuar qytetarët që ta ruajmë ambientin ku jetojmë. Çmimet janë ndarë në dy kategori, 1) për kopshtin më të rregulluar me llojllojshmëri të florës dhe 2) për rrugën më të pastër. Myrvete Shala-Vuçitërna nga Rahoveci dhe Ekrem Bytyqi nga Dejni, kanë fituar çmimin për kopshtet më të mira, ndërkaq dy rrugët “Xhelal Hajda-Toni” për kompaninë Eko-Regjioni dhe “Mihal Grameno” për kompaninë Eko-Drinia kanë fituar çmimin për rrugët më të pastra. Bëhet fjalë për njërën rrugë në Rahovec e tjetrën në Gexhë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …