Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit të lartë amerikanë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas burimeve nga mbrojtja, i pari që do të dëshmojë është ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, më 3 nëntor. Pas tij, gjatë muajit do të paraqitet edhe një tjetër diplomat amerikan, ndërsa më 18 nëntor pritet të dëshmojë gjenerali Wesley Clark, ish-komandant suprem i NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë. Ky zhvillim vjen pas disa shtyrjeve të seancave në shtator, ku seancat ose përfunduan më herët se sa ishte planifikuar, ose mbrojtja nuk arriti të sigurojë dëshmitarët rezervë. Trupi gjykues ka reaguar duke kufizuar afatet për dorëzimin e provave të mbrojtjes, gjë që avokatët e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit e konsiderojnë si trajtim me “standarde të dyfishta”, krahasuar me Prokurorinë që kishte marrë mbi katër vjet për përgatitjen e rastit. Avokati Luka Misetiq ka njoftuar për zhvillime të reja në procedurë, ndërsa mbrojtja ka refuzuar propozimin e kryegjyqtarit Charles Smith për realizimin e dëshmive përmes video-lidhjes, duke insistuar që dëshmitarët amerikanë të paraqiten personalisht në sallë.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					