Dy familje ferizajasa bëhen me kulm mbi kokë nga angazhimi i pushtetit lokal dhe donatorëve

Nysrete Lohaj nga kjo e hënë,  jetën e saj do ta vazhdojë në shtëpinë e re, e cila u ndërtua nga Komuna e Ferizajt dhe nga donatorët të cilët mjetet e tyre i dhuruan në gala-mbrëmjen e organizuar në Ferizaj.

Ajo thotë se ndjehet shumë e kënaqur me ndërtimin e shtëpisë së saj.

“I falënderojë të gjithë ata donatorë dhe komunën e Ferizajt që më ndërtuan shtëpinë e re. Kemi jetuar në një shtëpi të vjetër së bashku me katër fëmijët e mijë”, ka thënë zonja e shtëpisë, Nysrete Lohaj.

Në shpinë  e re, ka hyrë edhe familja e Xhelil Hamitit, familje kjo tre anëtarëshe e cila ka jetuar në kushte shumë të rënda të jetesës.

“I falënderojë të gjithë që më bën me shtëpi të re. Kemi pasur kushte shumë të rënda, por tashmë do të jetojmë në shtëpinë tonë të re”, tha Xhelil Hamiti, kryefamiljare.

Këtë familje me shtëpi të re e bëri  Gyner Nuredini, pronar i firmës “Toni Kompani”.

“Duke parë kushtet e vështira të kësaj familje vendosëm që ne të ndihmojmë përmes gala-mbrëmjes që ka organizuar komuna e Ferizajt, dhe jemi shumë të kënaqur që kjo familje u bë me shtëpi të re”, tha Gyner Nuredini.

Në përurimin e këtyre dy shtëpive, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë donatorët që kanë ndihmuar në ndërtimin e këtyre shtëpive për rastet sociale.

“Sot jemi në inaugurimin e njërës nga shtëpitë që është ndërtuar përmes mjeteve për ndërtimin e shtëpive edhe nga gala mbrëmja humanitare që është organizuar në Ferizaj,  si dhe nga donatorët që janë zemërgjerë, por edhe nga diaspora. Me neve sot është Gafurr Sylejmani nga klubi “Kosova 91”që në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë,  janë bërë pjesë e këtij aksioni me rreth 8,500 euro, për ndërtimin e dy shtëpive për familjet skamnore”, ka thënë kryetari Svarqa.

Përzgjedhja e familjeve për ndërtimin e shtëpive është bërë nga një komision komunal i cili ka punuar gjatë për identifikimin e këtyre rasteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …