Dy organizatat nderkombëtare UNICEF dhe USAID,dhurojnë pako higjienike për shkollat e komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit ka pranuar pakon e parë të donacionit nga UNICEF në bashkpunim me USAID në mbështetje të parandalimit kundër COVIT-19. Këto dy organizata kanë shprehur gatishmerinë që një numër shkollash në kuadër të komunave ti furnizojnë me pako higjienike, masa mbrojtëse për nxënesit e klasave të para , një numër të personelit shkollor, postera, fletore, çanta të pelhurës dhe stickers. Edhe për komunën e Deçanit janë përzgjedhur shumica e shkollave për këto pako higjienike. Zyrtar nga DKA, në Deçan kanë pranura këtë donacion duke i falënderuar dy organizatat prestigjioze, UNICEF dhe USAID për ndihmën e tyre për fëmijët që te mbrohen sa më leht nga kjo Pandemi e cila ka përfshi tërë Botën. Donacione te tilla janë te mirëseardhura than ata.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …