Dy qytetarët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj sot kanë shkuar për trajtim mjekësor për Graz të Austrisë

Dy qytetarët nga shumë të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj sot janë nisur për trajtim mjekësor për në Austri

Dy qytetarët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, janë nisur sot për trajtim mjekësor për Graz të Austrisë, falë përkrahjes dhe mbështetjes së këtij shteti. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e falënderoi ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, që sipas tij, treguan përkushtim të madh për të trajtuar qytetarët e lënduar se fundi. “Situata në të cilën ndodhet tërë bota, shkaku i pandemisë, është tepër e rëndë. Shtretërit e lirë dhe emergjencat tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën. Ishte shumë e vështirë të gjenden shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët tanë. I falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë”, tha Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Server: Lajçak dhe Escobar nuk arritën t’ i normalizonin raportet mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht angazhimeve

Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar përfundimin e mandatit …