Dy Strellcet brenda vitit do të kenë ujë të pijes

Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët i komunës së Deçanit, përfundimisht do ta zgjidhin problemin e ujit të pijes, problem ky që i ka shqetësuar deri më tani. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në  takim Agron Tiganin Drejtor Operacional i kompanisë Rajonale ,,Hidrodrini’’ në Pejë më bashkëpunëtorë dhe Nazmi Selmanaj   drejtori kompanisë “Hidrodrini’ në Deçan, përfaqësuesit e fshatrave Strellc i Epërm dhe Strellc i Ultë. Bashkë të gjitha palët u dakorduan për fillimin e implementimit të projektit në vlerë prej 400,000 euro i cili pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …