Dy të testuar nga Malisheva rezultuan negativ

Edhe dita e enjte në Komunën e Malishevës, ka kaluar pa asnjë rast të prekur me COVID-19, ndërsa dy persona janë testuar dhe kanë dalë negativ. Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga 76 raste të prekur me COVID-19, 57 janë shëruar, një ka pësuar me fatalitet dhe 18 persona janë në shërim e sipër, gjendja e të cilëve është stabile.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …