E ENJTA, DITA E TAKIMIT ME QYTETARË

Si çdo të enjte tjetër, Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, z.Fatmir Iska, mirëpritën qytetarët në zyrën e tij, për t’u njoftuar nga afër me brengat, hallet dhe kërkesat e ndryshme nga ana e tyre, duke i ofruar zgjidhje në kuadër të kapaciteteve që ka komuna. Gjithashtu, në sallën e Kuvenit Komunal për shkak të numrit të madh, u mirëpritën një grup i bujqve nga Fortesa dhe Celina, ku i dëgjuam shqetësimet që ata paraqitën. Të vetëdijshëm për sfidat e kompensimit të dëmeve në bujqësi, bujqit u sqaruan për angazhimin e komunës këmbëngulës dhe përpjekjen aktive që po bënë në adresë të komisionit për dëme të MBPZHR-së për t’u dhënë zgjidhje gjithë bujqve të dëmtuar, por që janë refuzuar tash për tash nga i njëjti komision. Kryetari Latifi tha se, prioriteti ynë është të dëgjojmë dhe të përmbushim në mënyrë të vazhdueshme nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj diskutohet për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për avancimin e gruas

Grupi i grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt në kryeje me kryetaren Mimoza Sojeva-Pajaziti, …