Ebrahim Raisi: Teherani nuk e do luftën por do t’i përgjigjej me forcë çdo vendi që e kërcënon Republikën Islamike

Pas zhvillimeve të fundit në lindjen e mesme, presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka deklaruar se Teherani nuk e do luftën por do t’i përgjigjej me forcë çdo vendi që e kërcënon Republikën Islamike. Këto deklarata erdhën pak kohë para se Shtetet e Bashkuara t’i fillonin sulmet ajrore hakmarrëse ndaj zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe në Irak, ku janë vrarë disa shtetas amerikan. Pas vrasjes së tyre, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt në Lindjen e Mesme, apo diku tjetër në botë. Por, ata të cilët mund të kërkojnë të na bëjnë dëm neve, ta dinë këtë: Nëse e lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”. Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi vdekjeprurës i 28 janarit në Jordani u krye nga milicia e sponsoruar nga Irani, Kataib Hezbollah në Irak.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …