ShSKUK reagon pas deklarimeve për fshehje të rasteve të vdekjeve nga virusi korona

QKUK-ja ka nevojë për 100 anesteziolog ndërsa për momentin i ka vetëm 48

Ndonëse Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nevojë për 100 ansesteziolog, për momentin ajo ka dukshëm më pas se sa duhet t’i ketë. Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahia ka thënë se “në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kemi për momentin të punësuar 48 anesteziologë. Kjo klinikë që vite me radhë ka problemet e veta të cilat janë problem për shkak të mungesës së numrit të anesteziologëve. Po sipas përllogaritjeve të Klinikës sonë, ish dashtë me qenë së paku 100 anesteziologë për me i mbuluar të gjitha njësitë të cilat kërkojnë një asistencë nga anesteziologu. Gjatë viti 2023 fatmirësisht nuk kemi pasur ikje të anesteziologëve, kemi pasur pesë pranime të kolegëve tre të cilëve janë kthyer nga sektori privat edhe një ka kryer provimin specialistik me sukses edhet është pranuar menjëherë” ka deklaruar mes tjerash, drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahia.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …