Thirrje për bashkëpunim: Ruajtja e Hapësirave Publike në Kramovik

Në një njoftim të publikuar nga komuna e Rahovecit, raportohet se shportat përgjatë përroit në lagjen e Kelmendëve, Kramovik, janë dëmtuar gjatë ditës në shëtitoren e shtratit të përroit. Bashkë me këtë lajm, komuna e Rahovecit bën thirrje urgjente për bashkëpunim nga organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, dhe nga të gjithë qytetarët që mund të kenë informacion për të dyshuarit. Në këtë kauzë, bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm. Në anën tjetër, komuna e Rahovecit thekson se dëmtimi i hapësirave publike është një shqetësim i përbashkët dhe fton të gjithë qytetarët të angazhohen në ruajtjen e tyre. Hapësirat publike na takojnë të gjithëve, andaj duhet të angazhohemi së bashku për t’i mbrojtur ato. Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike.

May be an image of rat and text that says 'Kramoviku 21m・ Nje akt qyqar nga nje nieri keg e pa pik ndergjegjeje i paska demtuar shportat e meturinave në Kramovik ne prrocken e lagjes Kelmend të cilën Komuna investoj dhee rregulloj siq eshte ma se miri Ne foto shihen edhe faktet shportat e metalit te demtuara me gur. Ju bejm thirrje organeve kompetente qe te vin dhe te mirren me rastin ne fjal, besoj qe ka edhe kamera qe do ta ken me te leht organet ta zbarshin rastin. +5'

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …