ECDC paralajmëron për rritjen e rrezikut nga infeksionet me baktere Vibrio gjatë verës

Shërbimi Evropian për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka lëshuar një paralajmërim sezonal në lidhje me rritjen e rrezikut nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret e llojit Vibrio, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Temperaturat e larta të verës dhe uji me përqendrim të ulët kripe – veçanërisht në Detin Baltik dhe Detin e Veriut – po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e këtyre baktereve. Motet më të ngrohta dhe periudhat e thatësirës janë faktorë kyç që rrisin gjasat për infeksione të ndryshme, përfshirë: diarre, të vjella, dhimbje barku, mund të çojë në infeksione të rënda të gjakut. ECDC apelon për vigjilencë të shtuar dhe ndërgjegjësim publik gjatë muajve të verës, veçanërisht në zonat ku temperaturat e ujit janë të larta. Autoritetet shëndetësore në mbarë Evropën po monitorojnë situatën nga afër për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të rrezikshme.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …