Brickos

Ecolog International dhuroi 30 tablet për nxënës të Komunës së Malishevës

Familja Destani, përmes kompanisë “Ecolog International”, ka dhuruar 30 tablet për 30 nxënës të Komunës së Malishevës, në kuadër të projektit të tyre, për pajisje elektronike për fëmijët që kanë nevojë, për mbajtjen e mësimit online, por të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi ti ndjekin mësimet. “Arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor”, ka deklaruar mes tjerash filantropi Lezim Destani, duke sqaruar arsyen e dhënies së këtij lloji të donacionit për fëmijët kosovar. Tabletët i ka pranuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, të cilët i kanë falënderuar familjen Destani dhe kompaninë “Ecolog International”, për këtë donacion shumë domethënës për fëmijët, përkatësisht nxënësit në nevojë të Komunës së Malishevës, të cilët nga tani do të kenë mundësi që ti ndjekin mësimet përmes pajisjeve elektronike.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …