Edhe 200.000 palestinezë janë larguar nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori, njoftoi Zyra humanitare e OKB-së

Edhe 200 mijë palestinezë  janë larguar nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori, ka bërë të Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – rreth spitaleve, ku pacientët, foshnjat dhe punëtorët shëndetësorë kanë mbetur pa rrymë e me pak furnizime. Zyra humanitare e OKB-së,  tha se vetëm një spital në veri është në gjendje që të pranojë pacientë. Të gjitha spitalet e tjera më nuk janë funksionale dhe shumica shërbejnë si vendstrehim, përfshirë edhe spitalin më të madh të Gazës, Shifa, i cili është i rrethuar nga trupat izraelite. Në këtë spital, 36 foshnja janë në rrezik që të vdesin pasi nuk ka energji elektrike për funksionalizimin e inkubatorëve. Lufta, që tani është në javën e gjashtë, u nxit nga sulmet befasuese të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Hamasi vrau të paktën 1.200 persona dhe mori afër 240 pengje. Izraeli është kundërpërgjigjur ashpër me sulme ajrore dhe tokësore në veri të Gazës. Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 11 mijë  civilë palestinezë. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …