Jahel Vilan: Mohoj me forcë fjalët e trajnerit të ekipit të futbollit të Izraelit për Kosovën, riafirmoj vlerësimin e Izraelit për Serbinë

Deklarata e  trajnerit të kombëtares së Izraelit, Alon Hazan, të cilën e dha në fund të konferencës për media ku thotë se “edhe ju kosovarët keni pasur një të kaluar si ne”, ka nxitur reagime. Me këtë rast, ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, mohon fuqishëm fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit”. Ai tha se Izraeli e vlerëson Serbinë dhe popullin serb.  Dëshiroj të mohoj me forcë fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si një mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit,  ka shkruar ambasadori i Izraelit në Beograd, duke e falënderuar Serbinë, ndërsa shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri përkrahim krimet shtetërore të Izraelit, për shfarosjen e tërë një populli. Edi Rama dhe Albin Kurti po i përmbahen fort maksimës regresive  shqiptare: Gjarpri që nuk më helmon mua le të rrojë 100 vjet, ndërsa ajo hebraike, e shkruar,  në Talmud,  thotë:  “Gjarprit shtypja kokën kudo të ndodhet”.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …