Edhe këtë vit Skenderaj do ti mbulojë shpenzimet e varrimit për qytetarët e Komunës

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit Komuna e Skenderajt do ti mbulojë shpenzimet e varrimit për qytetarët e Komunës.

Me propozimin e kryetarit Bekim Jashari, Kuvendi Komunal i Skenderajt mori këtë vendim për vazhdimin e mbulimit të këtyre shpenzimeve, duke liruar kështu qytetarët nga pagesa e shpenzimeve të domosdoshme për varrim.

Për dallim prej vitit të kaluar, brenda këtyre shpenzimeve do të përfshihet edhe tabuti.

Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje! Ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …