Edhe në Deçan shënohet 8 Marsi – Dita e Gruas

8 Marsi, si Ditë Ndërkombëtare e Gruas është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim kremtimin e rolit të gruas në histori si dhe luftën e saj për barazi, drejtësi, paqe dhe zhvillim. Dita Ndërkombëtare e Gruas zyrtarisht u vendos në Shtetet e Bashkuara, më 28 Shkurt 1909, ku atë ditë u organizua një manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt iu bashkuan pretendime të tjera për të drejtat e grave. Ato u fokusuan në barazinë ekonomike, politike dhe sociale të grave. Rëndësia e atyre protestave ishte aq e madhe saqë 8 Marsi tani njihet si Dita e Gruas, ditë ku në qendër të vëmendjes ka nënat, gratë dhe vajzat tona. Andaj, ne të gjithë duhet të punojmë së bashku që të ngrisim vetëdijen për përmirësimin e të drejtave të grave që të kenë qasje të barabartë me burrat në çdo sferë të jetës shoqërore. Prandaj, sot në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe punën e grave në Komunën e Deçanit, Kryetari Bashkim Ramosaj priti në drekë ato që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve. Me urimin që çdo ditë e juaja të jetë e mbushur me të mira dhe dashuri iu urojmë Gëzuar 8 Marsin!

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …