Edhe në këtë situatë emergjente në të cilën gjendemi, po vazhdojnë realizimet e projekteve infrastrukturore në Komunën e Skenderajt

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë vizituar Leqinën, për të inspektuar punimet në rregullimin e poligonit të shkollës “Faik Dragaj”. Inspektime të punimeve u bënë edhe tek rruga pranë lapidarit të dëshmorëve Kajtaz, Rexhë e Sokol Kajtazaj, në fshatin Terrnovë. Ata po ashtu vizituan punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Klinë të Mesme. Me këtë rast nënkryetari Lushtaku u shpreh i kënaqur me punën që po bëhet këto ditë në teren. Gjatë mandatit qeverisës të kryetarit Bekim Jashari, janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane të komunës sonë, për t’iu mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …