Edhe në qytetin e Fushë-Kosovës zbulohet shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari

Edhe në qytetin e Fushë-Kosovës zbulohet shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari

Me një ceremoni solemne, sot në Fushë Kosovë është bërë zbulimi i shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se në shtatoren e komandantit Adem Jashari është përjetësuar paqja dhe liria e Kosovës. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që shtatorja e komandantit të vendoset në Fushë Kosovë.  “Edhe ne të gjitha komunat, po edhe si familje jemi duke u solidarizuar me vëllezërit tanë në Shqipëri. Vëllezër dhe motra ne jemi më ju, kemi qenë dhe do të jemi. Dua t’i falënderojë të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë kontribuar që shtatorja e komandantit të jetë shtatorja e Adem Jasharit, e gëzofshi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …