Edhe një familje bëhet me shtëpi të re

 

 

 

Në prag të festës së Bajramit edhe një familje që jeton në kushte të vështira banimi, është bërë me shtëpi të re, falë mbështetjes së vëllezërve tanë në diasporë, që kanë kontribuar në aksionin humanitar të Unionit Humanitar të Shqiptarë në Austri. Kështu, familja e Hajrë Musliut dhe familje e tij 7 anëtarësh, ka pranuar çelësat nga Rifat Krasniqi, kryetar i këtij unioni, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku. Kryetari Jashari është shprehur i lumtur që është arritur të ndihmohet familja Musliu, me ndërtimin e shtëpisë së re, duke e vlerësuar lart kontributin edhe të familjes, kjo pasi i ka tre dëshmorë të lirisë së Kosovës. Në fund, i ka falënderuar të gjithë kontributdhënësit dhe Unionin Humanitar të Shqiptarëve. Ndërkaq, Krasniqi është shprehur i kënaqur me përzgjedhjen e familjes Musliu nga ana e Komunës, për ndërtimin e shtëpisë, për faktin se është një familje që ka dhënë shumë për Kosovën por edhe që, për fat të keq, deri tani ka jetuar në kushte të vështira. Kurse Hajrë Musliu është shprehur shumë i lumtur me ndihmën dhe shtëpinë e re, dhe ka falënderuar kryetarin Jashari dhe nënkryetarin Lushtaku për mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër të komunës së Ferizajt, u shënua Dita e …