Edhe një zotim publik i kryetarit Latifi po përmbushet

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje me praktikantë, me pagesë, në sektorin privat. Pas thirrjes së lansuar nga Komuna e Rahovecit për praktikantë, me pagesë, në sektorin privat. Kryetari Latifi tha se, të rinjtë janë shtylla në të cilën mbështetemi dhe, si të tillë, edhe duhet t’i mbështesim, andaj sot po finalizojmë marrëveshjet mes kompanive private dhe kandidatëve të përzgjedhur, ku 50% të pagesës mujore e mbulon komuna e Rahovecit, ndërsa 50% biznesi privat. Kjo do të jetë një mundësi për ngritjen profesionale të kandidatëve dhe përgatitje për tregun e punës. Kryetari Latifi i falënderoj bizneset të cilat kanë shprehur gatishmërinë për angazhimin e këtyre praktikantëve dhe me anë të kësaj, nxiten bizneset e tjera të aplikojnë për praktikantë nga lista e pritjes me profile të ndryshme.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …