Albin Kurti: Serbia të përballet me të kaluarën e saj, të kërkojë falje për krimet e bëra, atëherë mund të nis pajtimi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në vendimin e PZAP-së thuhet se “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi i datës 22 janar 2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor, me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje, kërkesa i refuzohet Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi Murtezit”. Disa prej subjekteve kanë pranuar kërkesat, duke i zëvendësuar kandidatët, sikur ka bërë AAK-ja por disa të tjera, si Vetëvendosja  e Nisma kanë kundërshtuar zëshëm të bëjnë një gjë të tillë. Debati më i madh është bërë pasi Albin Kurti  ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit, por është edhe bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, i nominuar për kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …